image Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi të shtunën

Politikë

Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi të shtunën

news image

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe masat aktuale antiCOVID në Kosovë.

Menjëherë pas mbledhjes, për media është deklaruar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai njoftoi se ora policore do të jetë nga ora 00:00 deri në 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Të gjithë ata që ia mësyejnë Kosovës, duhet të kenë vetëm dy doza të vaksinës ose një dozë dhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

/GazetaSinjali/