Në Samitin e radhës për Ballkanin e hapur që zhvillua sot në Beograd, Serbi me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve partnere të nismës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, si dhe me pjesëmarrjen me statusin e të ftuarit të Turqisë dhe Hungarisë, u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme.
Sipas deklaratave të zyrtarëve ato do të rrisin bashkëpunimin mes vendeve themeluese të Nismës, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Këto janë marrëveshjet e nënshkruara:
-Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e bujqësisë së vendeve përkatëse)
-Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e kulturës së vendeve respektive)
-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë) -Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. (Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Zëvendës ministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, Zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë)
/GazetaSinjali/