image Letra e Blinken për Kurtin: Këto dy marrëveshje duhet t’i bëjë Kosova me Serbinë

Politikë

Letra e Blinken për Kurtin: Këto dy marrëveshje duhet t’i bëjë Kosova me Serbinë

news image

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J.Blinken, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar nga ky i fundit që Kosova t’i bëjë dy marrëveshje me Serbinë.

Blinken kërkoi nga Kurti që t’u kushtohet vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës.

Përveç marrëveshjes për rrymë, Sekretari amerikan kërkoi nga Kurti edhe avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur.

Blinken tha se këto çështje janë në interes të Kosovës të cilat çojnë drejt një kompromisi në plan afatshkurtër.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken.

/GazetaSinjali/