image Diplomati gjerman: Kurti duhet t’i përmbahet marrëveshjes

Politikë

Diplomati gjerman: Kurti duhet t’i përmbahet marrëveshjes

news image

Brend Wulffen, diplomat i pensionuar që kishte shërbyer në administratën civile në Kosovë, ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle-n, ku ka folu për situatën aktuale politike në veri të Kosovës dhe çështje të tjera.

Në një pjesë të intervistës, ai ka theksuar se sheh rreziqe në idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Unë nuk jam një kundërshtar i rreptë, por shoh rreziqet që lidhen me këtë çështje. Shkëmbimet territoriale mund të shkaktojnë një ortek, duke tërhequr zona të tjera në konflikt, gjë që mund të kërcënojë stabilitetin politik të Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse unë këshilloj të braktiset kjo ide”, deklaroi ai.

Wulffen, që shërbeu edhe si ambasador i Gjermanisë në Kubë, ka pasur një kritikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas ish-diplomatit gjerman, Kurti nuk po e përmbush kërkesën e marrëveshjes për “përfaqësimin e serbëve nga veriu i Kosovës”, që më gjasë në gjuhën e Wulffen është një eufemizëm për Asociacionin.

“Mendoj se është e rëndësishme t’u përmbahemi marrëveshjeve. Ka një marrëveshje për përfaqësimin e serbëve nga veriu i Kosovës, e Kurti nuk i përmbahet kësaj. Kjo është e papranueshme. Bashkimi Evropian duhet të jetë i vendosur këtu dhe të insistojë në këtë marrëveshje. Ky është një simbol i rëndësishëm për serbët”. u përgjigj ish-diplomati gjerman.

/GazetaSinjali/