Të dielën e ardhshme, në 21 komuna të Kosovës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, pasi kryetari nuk u arrit të përcaktohet në raundin e parë.
E pasi ka mbetur veç një javë, e nesër fillon edhe zyrtarisht fushata, janë intensifikuar përpjekjet e partive për të lidhur koalicione.
Në Gjilan, LDK ka bërë koalicion me AAK-në e AKR-në. Për të parin e kësaj komune, më 14 nëntor do të përballen kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe ai i LVV-së, Alban Hyseni.
Në Prizren, koalicion është lidhur mes PDK-së e Nismës. Për kryetar të kësaj komune do të garojnë kryetari aktual, nga LVV, Mytaher Haskuka dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj. PDK për balotazh ka lidhur koalicion edhe me AAK-në e AKR-në.
Mirëpo ky nuk është koalicioni i vetëm në Prizren, pasi LVV ka lidhur koalicion me NDS-në.
E në Vushtrri, PDK ka thelluar bashkëpunimin me AAK-në e KDTP-në. Kryetari aktual, nga LDK, Xhafer Tahiri do të ballafaqohet me Ferit Idrizin e PDK-së.
Koalicionet e deritanishme:
Gjilan: LDK – AAK , LDK – AKR
Prizren: Nisma- PDK, LVV- NDS, PDK-AAK, PDK-AKR
Vushtrri: PDK-AAK, PDK-KDTP
Fushë Kosovë: LDK-AAK
Malishevë: PDK-AAK
Kamenicë: LVV-AAK
Viti: LVV-AAK