image Këto janë fjalët e Loredanës për Mozzikun në këngën e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Këto janë fjalët e Loredanës për Mozzikun në këngën e re

news image

Reperja e njohur shqiptare me famë edhe në Gjermani e Zvicër, Loredana gjatë mesnatës ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ‘Angst’ që në shqip do të thotë ‘Frikë’.

Menjëherë pas publikimit kënga tërhoqi vëmendjen e dëgjusve, e sidomos pjesa ku flet për ish-bashkëshortin e saj Mozzik.

Mes rreshtave Lori thotë se kurrë nuk do e përfshinte babin e vajzës së saj në një pisllëk dhe i bën thirrje Mozzikut të relaksohet e të mos bëjë komente në këtë situatë.

“Ju të gjithë mund të vazhdoni të flisni, por jo shumë keq. Nuk kishte asnjë lidhje me reperin në videon time. Nuk kishte asnjë lidhje me reperin në tiparin tim. Ju e bëni jetën time skandal sepse nuk jeni askush…Ata thonë se unë e përdor Hanën vetëm si armë. Dhe bëjnë njëmijë pyetje se ku jam dhe çfarë bëj. Si gjithmonë unë nuk urrej askënd. Kam Zotin në anën time, kundër të gjithëve. Dhe Mozzik, ti je babai i vajzës time, kështu që lëri komentet e tua, relaksohu. Unë kurrë nuk do ta përfshija babanë e fëmijës tim në një pisllëk, sepse njoh diçka si edukimi dhe respekti”, thotë ajo ndër të tjera. /GazetaSinjali/

https://youtu.be/imrhCNBCaD8