image Këto janë dy pikat që u votuan në seanca e sotme plenare

Kosovë

Këto janë dy pikat që u votuan në seanca e sotme plenare

news image

Me 67 vota për asnjë kundër dhe një abstemim, Kuvendi i Kosovës ka kaluar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjitashtu, me 68 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim ka kaluar edhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Nënkryetarja Nagavci nuk e ka hedhur në votim propozim-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës pasi deputetja Valdete Bajrami kishte kërkuar propozime edhe nga grupet e tjera parlamentare./Gazeta Sinjali/