image Këto janë 28 pikat që do të diskutohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti

Politikë

Këto janë 28 pikat që do të diskutohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti

news image

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot, duke filluar nga ora 13:00, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës me 28 pikat që pritet të diskutohen gjatë kësaj mbledhjeje.

Në mesin e këtyre pikave janë:

Shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatën Komerciale, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit për Persona me Aftësi të Kufizuar (ZKM).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e të ndjerit Kujtim Veseli (ZKM), 11-vjeçarit që vdiq pas dhunimit seksual që iu bë në Fushë-Kosovë.

Gjatë kësaj mbledhje, Qeveri Kurti 2 pritet të emërojë edhe anëtarët e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Po ashtu, sot pritet të bëhet edhe shqyrtimi i masave të përgjithshme dhe të veçanta per kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 (MSH).

Kabineti i Kurtit sot pritet të votojë edhe për ndarjen e mjeteve për ndihmë financiare për mbulimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Preshevës./Gazeta Sinjali/