Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin e Llogarive Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2020 ishin 2.205.4 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 58% të totalit të të hyrave; aktivitetet dhe detyrimet financiare (21%), ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në vitin 2020, shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 2.332.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (29%); kompensimi i punëtorëve (28%); formimi i kapitalit bruto (13%); konsumi i ndërmjetëm (10%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë të tjera të shpenzimeve.
“Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010)”, njofton ASK-ja. /Gazeta Sinjali/