image Këto 12 komuna të Kosovës regjistruan raste të reja me koronavirus

Shëndetësi

Këto 12 komuna të Kosovës regjistruan raste të reja me koronavirus

news image

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 46 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja janë nga 12 komuna të vendit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/