image Këtë vit vetëm 90 studentë zgjodhën të studiojnë për Bujqësi, Pylltari, Peshkim dhe Veterinari

Sociale

Këtë vit vetëm 90 studentë zgjodhën të studiojnë për Bujqësi, Pylltari, Peshkim dhe Veterinari

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin statistikor mbi Statistikat e Arsimit të Lartë në Kosovë, sipas fushave të studimit, në vitin akademik 2021/22.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se numri më i madh i studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Bachelor është shënuar në Biznes, Administratë dhe Ligj me gjithsej 5 mijë e 184 studentë.

“Ndërkaq, sa i përket numrit të përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor, vërehet diferencë e madhe gjinore në fushën e Arsimit, ku nga 4 352 studentë, 92.6% janë femra dhe 7.4% janë meshkuj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Tutje, bëhet e ditur se nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Master, vërehet numër i vogël i studentëve të regjistruar në fushat Bujqësi, Pylltari, Peshkim dhe Veterinari, me gjithsej 90 studentë.

“Po ashtu, edhe krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Master, dominon numri i studentëve, të cilët ndjekin studimet në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj, me gjithsej 5 149 studentë, ose 43.4% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Kurse, në nivelin Bachelor, sipas ASK-së, vërehet diferencë e madhe gjinore në fushën e arsimit, ku nga 4 mijë e 352 studentë, 92.6 për qind janë femra dhe 7.4 për qind janë meshkuj.

/GazetaSinjali/