image Kush është rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi

Profile

Kush është rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi

news image

Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës pas një votimi që u mbajt sot. Por, kush është Qerimi?

Në planin e prezantuar prej tij në Universitet të Prishtinës, ai tha që synon që problemin e plagjiaturës – problem shumë i përhapur në UP – ta zgjidh në bashkëpunim me profesorët ndërkombëtarë.

“Si asnjë institucion tjetër, universiteti ka një rol qendror në formësimin e vlerave shoqërore, nevojave dhe aspiratave të tij, duke ndikuar në jetë në mënyra të ndryshme. Prandaj, kërkohet veprim dhe mendim kolektiv për t’ju përgjigjur efektivisht kësaj detyre kardinale. Nga ana tjetër, ky mendim kolektiv është subjekt i ndryshimit dhe evoluimit të vazhdueshëm. Prandaj, ecuria e përpjekjeve tona, në çdo fushë, varet nga idetë e formuara dhe të zbatuara mbi bazën e angazhimit të vazhdueshëm të komunitetit të gjerë universitar. Në këtë mënyrë, unë dua të përcjell ndjenjën time të këtij vizioni, të nxjerr në pah disa plane thelbësore në fushat kryesore për vitin e ardhshëm dhe më tej” – ka thënë ai.

Ai mposhti për këtë pozitë, profesorë tjerë të njohur si Sefer Avdijajn, But Dedajn, Ermir Rugovën, Ilir Tolajn dhe Salih Salihun.

Qerim Qerimi isht pjesë edhe e Komisionit të Venedikut. E pikërisht në Komision të Venedikut, shkruhet një biografi e shkurtër e këtij të fundit në të cilën zbulohen të dhëna mjaft interesante.

Qerimi kishte ligjëruar po ashtu edhe në Universitetin e Antwerpit në Belgjikë.

Qerim Qerimi ka ndjekur studimet post-doktorale në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, ai ka qenë hulumtues edhe në Institutin Max Planck.

Për më tepër, Qerimi ka shërbyer edhe në role të ndryshme këshilluese por edhe si ekspert për organizata të tilla si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, USAIDI, UNDP-ja dhe Banka Botërore në çështje që kishin të bënin me sundimin e ligjit, ligjin zhvillimor dhe ambiental etj.

Ai ishte pjesë e ekipit ligjor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e “Përputhshmërisë me Ligjin Ndërkombëtar të shpalljes së njëanshme të pavarësisë sa i përket Kosovës,”

Kosova e kishte fituar atë rast, në një prej fitoreve më të mëdha ndaj Serbisë në dymbëdhjetë vitet e fundit.

Po ashtu, Qerimi është edhe autor i shumë veprave të ndryshme që i përkasin fushave të tij të ekspertizës dhe së fundi ishte pjesë e grupit punues për Vetingun në drejtësinë kosovare.

/GazetaSinjali/