image Ka filluar intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

Arsim

Ka filluar intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

news image

Ka filluar intervistimi i kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Secili prej kandidatëve do t’i ketë 20 minuta për ta paraqitur programin e tij, e më pas do të përgjigjen në pyetjet nga Këshilli Drejtues.

Pas përfundimit të këtij procesi, në rend dite është votimi për zgjedhjen e rektorit.

Javë më parë me 8 vota për dhe një abstenim, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishte shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahitin.

Inicimin e shkarkimit të Sahitit nga Këshilli Drejtues i UP-së e kanë kundërshtuar ashpër 19 organizata të shoqërisë civile.

/GazetaSinjali/