image Nxënësit me dëmtime shikimi detyrohen të marrin ndihmës për provime - UP s'i ofron zgjidhje

Arsim

Nxënësit me dëmtime shikimi detyrohen të marrin ndihmës për provime – UP s’i ofron zgjidhje

news image

Një student në Fakultetin Filozofik detyrohet të kërkojë ndihmë për të përfunduar provimin me shkrim.

Kjo për faktin se as këtij studenti dhe as të tjerëve me dëmtime në shikim nuk janë pajisur me mjetet e nevojshme për të përfunduar lëndën e tyre.

Shoqata e të Verbërve të Kosovës pohon se kjo e bën sfidues studimin për ta. Bekim Krasniqi, anëtar i kësaj shoqate, lutet për ndihmë në emër të tyre.

Universiteti i Prishtinës e pranon se nuk është në gjendje të ndihmojë në këtë fushë për shkak të mungesës së fondeve.

Prorektori për zhvillim dhe cilësi, Elton Bahtiri, thotë se stafit akademik i janë bërë rekomandime.

Sipas Bahtirit, UP u jep pikë shtesë aplikantëve me nevoja të veçanta, shkruan Express.

/GazetaSinjali/