Shumë njerëz mendojnë se tualetet publike nuk janë të pastra dhe e mbulojnë me letër higjenike kur përdorin tualete publike.
Por ekspertët thonë se ky veprim nuk ka ndonjë efekt. Mbulesa e tualetit do të thithë akoma baktere dhe viruse të vogla (mikroskopike) që mund të depërtojnë lehtësisht në letër.
Edhe kështu mos u shqetësoni shumë kur përdorni tualete publike.
Edhe pse lëkura jonë mund të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me mikrobet, studiuesi i shëndetit publik Kelly Reynolds thotë se rreziku i kontraktimit të një infeksioni nga një tualet është shumë i vogël.
Infeksioni mund të ndodhë vetëm nëse kemi një plagë të hapur.
Sidoqoftë, mikrobet kanë një shans më të madh për t’u përhapur pasi vendoset letër në tualet sepse janë aq të vogla sa nuk shihen në ajër dhe ngjiten tek letra”, tha Reynolds për USA Today.
“Pra, mënyra më e mirë për të shmangur infeksionin nga tualetet publike është mbyllja e tualetit kur shtypni ujin. Pas kësaj, duhet të lani duart menjëherë me sapun”. /Gazeta Sinjali/