Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.
Vendet tona “po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky”, tha në Twitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.