Sot, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka konstatuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në momentin kur ka vendosur për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në qershor të këtij viti.
Vlerësimi i kushtetutshmërisë së këtij vendimi u bë me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit dhe dhjetë deputetëve të tjerë
Kjo gjykatë vlerësoi se vendimi për shkarkimin e tyre është në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 101 të Kushtetutës.
Anëtarët e shkarkuar të KPMSHCK-së janë Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehmeti, Ardita Haxhnikaj-Demi./GazetaSinjali/