image Këta janë zyrtarët e Prokurorisë dhe Gjykatës që u arrestuan sot nën dyshimin për ryshfet

Kosovë

Detaje/ Këta janë zyrtarët e Prokurorisë dhe Gjykatës që u arrestuan sot nën dyshimin për ryshfet

news image

Fadil Krasniqi i angazhuar si referent në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe Ismaijl Ismajli që po ashtu është angazhuar si referent vetëm se në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë personat e arrestuar nën dyshim për mardhje dhe dhënie të ryshfetit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi më herët është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e cila ka njoftuar për arrestimin e zyrtarëve në fjalë.

Aty thuhet se Policia e Kosovës me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka arrestuar një zyrtar të Prokurorisë dhe një tjetër të Gjykatës. Dy zyrtarët po dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici./Gazeta Sinjali/