image Këta janë tre të arrestuarit për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

Siguri

Këta janë tre të arrestuarit për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte se tre persona janë kapur në flagrancë sot në Prishtinë, si të dyshuar për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arber Zhitija (ekzaminer), Arben Gashi (pronar autoshkolle) dhe Bleta Gashi (kandidate).

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”.

Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/