Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë mbrëmë në qytetin e Gjakovës, pasi të njëjtit u kapën mat teksa po luanin lojëra fati në një lokal në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’. Pronari i lokalit ka përfunduar në ndalim policor, ndërsa të dyshuarit tjerë janë lënë të lirë pas përfundimit të procedurave policore.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit në këtë rast janë:
- Pashk Prenqi
- Kristë Nika
- Isni Salihu
- Nikollë Gojani
- Nexhat Brahimaj
- Samson Nikolla
- Skender Haradinaj
Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati të njohur si ‘Barbut’ dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që pronari i lokalit i cili dyshohet se organizonte lojërat e fatit, Pashk Prenqi, të ndalohet për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.