Barcelona duhet të shesë disa lojtarë në vitin e ardhshëm në mënyrë që të mos këtë probleme financiare.
Sipas mediave spanjolle, klubi blaugranas duhet të fitojë 124 milionë euro nga shitja e lojtarëve .
Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë lojtarët e parë që mund të shiten në afatin dimëror.
Për kroatin ka shprehur interesim të madh Juventus, ndërsa për Vidal është i interesuar rivali Inter.
Tjetër lojtar që pritet të shitet në verën e ardhshme është braziliani Philippe Coutinho.
Për momentin Coutinho është në Bayern Munich në fomrë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro. /Gazeta Sinjali/