image Këta janë kryetarët komunave që fituan sërish - Sinjali

Këta janë kryetarët komunave që fituan sërish

news image

Sikur edhe më parë këto zgjedhje lokale sollën sërish ndryshimin në komuna të ndryshme, por edhe ballafaqimin e shumë partive me zgjedhje të dyta dhe ritakimin në balotazh.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, pesë kandidatë rifituan sërish mandatin për të udhëhequr edhe katër vjet me komunat të cilat aktualisht janë duke udhëhequr.

Këta kandidatë janë Gazmend Muhaxheri në Pejë, Agim Aliu në Ferizaj, Bali Muharremaj në Suharekë, Imri Ahmeti në Lipjan dhe Bashkim Ramosaj në Deçan.

Gazmend Muhaxheri i LDK-së, në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të fitojë 60,5% të votave nga 98,4% sa janë numëruar.

Besimin e qetarëve e ka rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër edhe kandidati i PDK-së për qytetin e Ferizajt, Agim Aliu. Aliu ka marrë 62,5% të votave nga 98,6% sa janë numëruar.

Një mandat të dytë drejtues do ta ketë edhe Bali Muharremaj nga AAK. Nga 100% e votave të numëruara, Muharremaj ka marrë 52.28% të votave.

Qytetarët në Lipjan vendosën që kryetari i tyre edhe për një mandat të jetë kandidati i LDK-së, Imri Ahmeti. Nga 95.1% të votave të numëruara, ai mori 56.4% të tyre.

Situata ngjashëm rrodhi edhe në Komunën e Deçanit. Bashkim Ramosaj fitoi edhe një mandat të dytë nga besimi i votës së qytetarëve.

Me 65.1% të votave, Ramosaj përmbylli garën e tij në këtë komunë.

Ndryshe pa balotazh kanë shkuar edhe nëntë komuna me shumicë serbe, të cilat i ka fituar Lista Serbe, ndërsa e vetmja komunë me shumicë serbe ku do të ketë balotazh është Kllokoti.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: