image Këta janë kandidatët për kryetar të komunave që sipas IKD-së kanë probleme me ligjin

Politikë

Këta janë kandidatët për kryetar të komunave që sipas IKD-së kanë probleme me ligjin

news image

Instituti Kosovar për Drejtësi i ka bërë një analizë të gjithë kandidatëve të cilët kandidojnë për kryetar të komunave.

Nga kjo analizë del se disa prej tyre kanë pasur apo kanë ende probleme me ligjin, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat i cili në tri vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një kandidat me një dënim më të vjetër se tri vite, derisa nëntë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.

Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politikë të cilat kanë kandiduar më së shumti persona të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK, LVV dhe PDK me nga tre kandidatë, pasuar nga Nisma me një kandidat.

IKD nuk ka identifikuar ndonjë kandidat nga radhët e LDK-së që ka probleme me ligjin.

Më poshtë lista e kandidatëve të cilët i ka identifikuar IKD:

IKD ka identifikuar një kandidat për kryetar komune i cili ka një dënim të formës së prerë i cili është më i vjetër se tri vite.

Zafir Berisha, kandidat i Nisma për Kryetar të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”, më 20 gusht 2015 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 140 euro gjobë, dënim i cili është bërë i formës së prerë.

/GazetaSinjali/