image Këta janë kandidatët e propozuar për bordin e Bankës Qendrore të Kosovës

Kosovë

Këta janë kandidatët e propozuar për bordin e Bankës Qendrore të Kosovës

news image

Në fillim të këtij muaji Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka miratuar listën me emrat e personave që kanë kandiduar për dy konkurset e BQK-së, për pozitën e një anëtari të Bordit dhe dy pozita të dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të këtij institucioni.

Emrat e anëtarëvë që janë propozuar nga konkursi i parë janë: Bedri Peci, Bashkim Nurboja, Mimoza Mustafa, But Dedaj dhe Kosovare Ukshini.

Bedri Peci, kandidati tjetër, ka qenë anëtar joekzekutiv i bordit të BQK-së në vitin 2014, ndërsa kryetar i këtij bordi ka qenë në periudhën 2014-2018. Peci tashmë është profesor i rregullt në Fakultetin Juridik.

Bashkrim Nurboja është profesor në kolegjin UBT, ndërsa më herët ka qrnë zëvendësministër në Minstrinë e Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Kurti I. I njëjti ka qenë po ashtu kandidat për deputet nga LVV për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit 2019 dhe po nga kjo parti në vitin 2017 ka qenë kandidat për kryetar të Pejës. Nurboja ka ligjëruar edhe në Fakulttin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit.

Mimoza Mustafa është kandidatja tjetër që synon të bëhet anëtare e bordit të BQK-së. Mustafa, momentalisht, është ligjëruese në Universitetin Amerikan në Kosovë. Gjatë periudhës 2002-2009, Mustafa ka qenë asistente në Departmentin e matematikës në Universitetin e Prishtinës.

But Dedaj, është profesor asistent në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Dedaj në vitet 2006 dhe 2007  ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovë, i cili kishte ofruar këshilla ekonomike dhe financiare kryetarit të Kuvendi.

Kosovare Ukshini është tjetër kandidate për bordin e BQK-së, mirëpo e cila është prodekane dhe përgjegjëse për cilësi në Kolegjin AAB. Ajo studimet e doktoratës i mbaroj në Universitetin e Evropës Juglindor në Maqedoninë e Veriut (nëntor 2013-Maj 2019) dhe morri titullin Doktor i shkencës së ekonomisë me temën “Kontributi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rritjen e punësimit në Kosovë- politikat mbështetëse dhe efektet”. 

E në listën e dytë janë shtatë kandidatë për anëtarë joekzekutivë, për çka janë veç dy pozita të lira. Këta janë kandidatët: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Nora Latifi- Jashari, Petrit Gashi, Nuhi Mehmeti, Imrije Zeqiri dhe Edona Perjuci.

Behxhet Brajshori është profesor i asocuar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në kolegjin UBT dhe AAB. Ai gjatë viteve 2001-2007 ka qenë i pari i Ministrisë së Kulturës. Brajshori ka qenë pjesë e BQK-së që nga viti 2015.

Driton Balaj është prodekan për çështje arsimore në Universitetin e Prishtinës, ndonëse në faqen e UP-së nuk e ka të publikuar CV-në. Balaj ka qenë edhe këshilltar i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për katër vite.

Nora Latifi- Jashari, është momentalisht drejtoreshë ekzekutive e Institutit GAP, mirëpo synon që të jetë pjesë edhe e BQK-së. Ajo ka të përfunduar masterin për ekonomi.

Petrit Gashi është kandidat që synon pozitën e anëtarit joekzekutiv. Ai është profesor i asocuar në Fakultetin Ekonomik të UP-së, por që as ky nuk e ka të publikuar CV-në në faqe të UP-së.

Nuhi Mehmeti, aktualisht ushtron detyrën e anëtarit joekzekutiv në bordin e BQK-së, mirëpo më herët ka punuar në PTK.

Edona Perjuci është asistente e rregullt e Fakultetit ekonomik të UP-së që për shtatë vite ka punuar në KTV. CV-ja e Perjucit nuk është në faqen e UP-së.

Imrije Zeqiri është menaxhere e Departamentit të Financave në një ndërmarrje, mirëpo të njëjtën pozitë, ajo e ka ushtruar edhe në ndërmarrje tjera.

Banka Qendrore e Kosovës është pa bord të kompletuar qysh prej majit të vitit të kaluar.

/GazetaSinjali/