image Këta janë emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes që pritet të garojnë për Pejë, Gjakovë, Dragash dhe Lipjan

Politikë

Këta janë emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes që pritet të garojnë për Pejë, Gjakovë, Dragash dhe Lipjan

news image

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku dhe është vendosur për kandidatët e disa komunave në zgjedhjet që do mbahen më 17 tetor, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë njoftuar se tashmë është vendosur se kush do të garojë për kryetar të komunës së Pejës, Dragashit dhe Gjakovës dhe Lipjanit.

Të njëjta burime kanë bërë me dije se garës për kryetarë të komunës së Pejës do t’i futet Gazmend Agusholli, kurse në komunën e Gjakovës do të rikandidojë Mimoza Kusari – Lilën.

Ndërkaq garës për të parin e Lipjanit do t’i futet Adnan Rrustemi.

Mirëpo emrat e këtyre kandidatëve nuk janë përfundimtar, kjo sepse fjala e fundit u mbetet qendrave përkatëse të komunave./Gazeta Sinjali.