image Këta janë dy zyrtarët e përfshirë në përleshjen në Ministrinë e Infrastrukturës

Siguri

Këta janë dy zyrtarët e përfshirë në përleshjen në Ministrinë e Infrastrukturës

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një përleshje që ka ndodhur më 29 mars në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku janë të përfshirë dy zyrtarë.  Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy kolegët e përfshirë në këtë rast janë Milaim Ahmetaj dhe Arjan Dernjani.

Milaim Ahmetaj, sipas faqes zyrtare të MMPHI-së është udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit.

Të njëjtin dyshohet se e sulmoi kolegu i tij Arjan Dernjani, të martën në hapësirat e ministrisë, me ç’rast ka pësuar lëndime. Atë ditë, sipas burimeve të Sinjalit, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, pasi rastin e ka lajmëruarAhmetaj.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, Milaim Ahmetaj ka marrë pushim mjekësor nga Departamenti Ligjor, raporton Sinjali.

Rasti po mbahet i fshehtë për publikun

Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës dhe Ministria ende s’kanë dhënë asnjë përgjigje, përkundër thirrjeve, mesazheve dhe e-mailave të dërguar.

Nga ministria gjatë ditës së djeshme nuk janë përgjigjur në dhjetëra thirrjet e Sinjalit, në numrat kontaktues të MMPHI-së.

Kështu Sinjali është detyruar të kontaktojë me zëvendësministrin, Hysen Durmishi, i cili e pranoi faktin se më lehtë mediat kontaktojnë me një zv/ministër se sa me zyrtarët për informim, detyra e të cilëve është pikërisht të përgjigjen për media.

“Nuk e di për besë, kontaktojë ata në Departament. Ose përmes zyrës për media, ose najqysh. Te unë po keni qasje ma lehtë se te zyra për media a? Shkruju ose diçka. S’po di çka me të thanë, kontaktoni diqysh”, tha Durmishi për Sinjalin.

Ndërkohë, Sinjali ka telefonuar sërish në numrat e Divizionit për Komunikimin Publik të ministrisë, me ç’rast është përgjigjur një zyrtare, e cila ka kërkuar që pyetjet të adresohen në e-mail. Por as dje e as sot nuk është kthyer asnjë përgjigje për pyetjet e dërguara.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/