Gazeta Sinjali sonte raportoi për një aksident trafiku në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku një veturë goditi dy zyrtarë policorë. Sinjali mëson se policët e lënduar janë Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi.
Të njëjtit janë zyrtarë policorë të vijës së gjelbër të kufirit, shkruan Sinjali.
Sinjali mëson se Kuqi dhe Kasumi janë nga komuna e Deçanit.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me këtë aksident.
“Ka ndodhur një aksident. Derisa vetura zyrtare ka qenë në pikën e kontrollit , ka ardhë një veturë papritmas e ka goditë policët dhe veturën e policisë. Gjendja e tyre momentalisht është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Sinjalin.