image Këta janë dy njerëzit e AAK-së që nisën për Hagë në shtator

Kosovë

Gjykata Speciale/ Këta janë dy njerëzit e AAK-së që nisën për Hagë në shtator

news image

Ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Kabashi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Kabashi që është edhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka konfirmuar për media se Specialja e ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Sinjali.

Kabashi thotë se për dëshmi në Hagë do të paraqitet më 24 shtator.

Më 18 shtator, në Hagë do të shkojë edhe ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.  Ajo ka konfirmuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitares.

Rreth 100 persona janë ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale këtë vit, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë Ramush Haradinajn.

Shumë figura të larta janë intervistuar në dhomat e specializuara, ndërsa raportohet se shpejt do të ngrehen edhe aktakuzat e para./Sinjali/