Vendimi i sotëm i PZAP-së ku urdhëron KQZ-në të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, si dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, ka bërë që Nisma Socialdemokrate të thërrasë konferencë për media.
Para gazetarëve doli kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili theksoi se koalicioni Nisma-AKR-PD do t’i ketë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Por kush janë deputetët e mundshëm nga ky koalicion?
Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj e Mirlinda Sopi janë deputetët nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ende nuk dihet nëse ky koalicion do të jetë pjesë e Qeverisë së re apo do të qëndrojë në opozitë. /Gazeta Sinjali/