image Këta janë babë e bir që pësuan nga therja me thikë në Prishtinë, të riut i përkeqësohet gjendja

Siguri

Këta janë babë e bir që pësuan nga therja me thikë në Prishtinë, të riut i përkeqësohet gjendja

news image

Babë e bir nga Prishtina kanë përfunduar sonte në QKUK pasi u therën me thikë në rrugën “Arben Xheladini”, ku ndodhi një përleshje.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se dy personat e lënduar si pasojë e goditjeve me thikë janë Fatmir Asllani dhe djali i tij 17-vjeçar, Fisniku.

Të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, 17-vjeçarit që u ther me thikë i është përkeqësuar gjendja pasi ka gjakderdhje të madhe si pasojë e sulmit.

Sinjali mëson se të dyshuarit për këtë rast dyshohet se janë të rinj, afërsisht të moshës së njëjtë me viktimën 17-vjeçar.

/GazetaSinjali/