image Këta janë 6 deputetët e koalicionit qeverisës që nuk e votuan Qeverinë Hoti

Politikë

Këta janë 6 deputetët e koalicionit qeverisës që nuk e votuan Qeverinë Hoti

news image

Avdullah Hoti u zgjedh kryeministër i ri i Kosovës me 61 vota, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç Vetëvendosjes, Hotit nuk ia besuan votën as disa deputetë të koalicionit qeverisës.

Në sallën e Kuvendit kur u votua qeveria e re në sallë ishin 86 deputetë, ku 61 prej tyre votuan pro për formimin e Qeverisë Hoti. Kuvendi dje përmes një sqarimi ka bërë të ditur se 61 deputetë votuan pro, 24 kundër, dhe 1 deputet ka abstenuar.

Kundër zgjedhjes së Hotit  si kryeministër votuan të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në seancë nuk morën pjesë Vjosa Osmani dhe as deputeti Haxhi Avdyli nga radhët e LDK-së.

Fatmir Rexhepi nga LDK ka abstenuar, ndërsa Donika Kadaj -Bujupi e AAK-së lëshoi sallën kur u votua qeveria, e cila më vonë tha se ‘nuk ndihet rehat” me qëndrimin e Hoti ndaj Serbisë, prandaj nuk ia dha votën.

Lista Serbe ka dhënë të gjitha votat pro kësaj qeverie, ndërsa, nga minoritetet jo serbe nuk votuan Elbert Krasniqi dhe Zikreta Aliti./Gazeta Sinjali/