image Këta janë 5 zyrtarët e PSD-së që u arrestuan, kërkohet lirimi i menjëhershëm i tyre

Politikë

Këta janë 5 zyrtarët e PSD-së që u arrestuan, kërkohet lirimi i menjëhershëm i tyre

news image

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirim të menjëhershëm të aktivistëve të saj pas arrestimit nga  Policia e Kosovës në aksionin kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.

PSD përmes një postimi në Facebook ka reaguar për sjelljen e policisë gjatë arrestimit, ku kanë kërkuar lirim të menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot“, thuhet në komunikatën e PSD-së.

/GazetaSinjali/