Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se tre persona janë plagosur mbrëmë në një lokal në Graçanicë.
Sipas policisë, konflikti mes të dyshuarve dhe tre të plagosurve nisi për shkak të shërbimit përtej kufizimeve të orarit.
“Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klientë brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve është duke vazhduar ende trajtimin mjekësor.
Policia njofton se deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar për këtë rast, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen ende në arrati.
Të arrestuarit, sipas policisë, janë 57-vjeçari me iniciale Xh.B dhe 54-vjeçari me iniciale A.L, dy të shtetas të Kosovës.
Atyre u është caktuar masa e arrestit policor për 48 orë dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/