Artistja me famë botërore, Rita Ora, kishte thyer rregullat e pandemisë, duke grumbulluar shumë njerëz për festën e ditëlindjes së saj, në kohën kur Londra ishte karantinuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Rita ishte paraparë të ishte imazhi i fushatës së fundit të operatorit telefonik anglez “EE” dhe kompanisë “Apple”.
Por, që thyerja e rregullave antiCOVID i kushtoi shumë.
“Operatori ‘EE’ i merr shumë seriozisht masat anti-Covid dhe nuk kanë dashur të duken sikur po mbështesin veprimet e gabuara të këngëtares, dhe kështu kanë vendosur se është më mirë të mos e kenë Orën fytyrë të markës së tyre”, shkruhet në përgjigjjen e tyre. /Gazeta Sinjali/