image Kështu duket rruga në një lagje të paasfaltuar në qendër të Prishtinës

Kosovë

Komuna/ Kështu duket rruga në një lagje të paasfaltuar në qendër të Prishtinës

news image

Në një faqe në rrjetin social Facebook, e cila është nën administrimin e qytetarëve dhe publikohen të gjitha parregullësitë brenda në kryeqytet, është postuar një foto ku në lagjen Pejton shihet rruga e paasfaltuar në ‘Zemrën e Prishtinës’’.

Në këtë rrugë kanë mbetur punimet pa përfunduar dhe siç shihet gropat e mëdha janë bërë problem për të kaluar nga qytetarët dhe veturat.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar lidhur me këtë çështje pasi sipas tyre askush nuk po ndërmerr diçka për t’i mbyllur këto gropa.

Fotoja është publikuar sot, pikërisht në ditën kur raporti i vlerësimeve për përmbushjen e premtimeve të të parit të kryeqytetit është bërë publik dhe ka treguar se nga 100 premtimet që i ka dhënë Shpend Ahmeti gjatë fushatës zgjedhore vetëm 18 janë realizuar./ Gazeta Sinjali/