Një video nga Prizreni i vitit 1971 po qarkulllon nëpër rrjete sociale. Përmes këtyre pamjeve, tregohet se si ka qenë qyteti para 50 vitesh.
Ajo që bie më shumë në sy në këtë video është veshja e banorëve. Të gjitha gratë kanë të vendosura shami, derisa burrat enden rrugëve me plisa.
Në këtë video shihen edhe monumentet e famshme të këtij qyteti, siç janë shatërvani, ura e gurit si dhe xhamitë./GazetaSinjali/