image Kështu do të mbajë moti sot

Kosovë

Kështu do të mbajë moti sot

news image

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Prishtina Weather në mbrëmje do të shtohen vranësirat.

Ndërsa të dielën do të ketë shtim të vranësirave, që më vonë japin kushte edhe për riga lokale shiu. Vranësirat mbesin dominuese edhe ditën e hënë, e në mbrëmje me reshje lokale shiu në perëndim të vendit. Pas mesnate, mëngjesin e së martës kalimi i një fronti të ftohtë sjell ndryshim të situatës meteorologjike, me rënie të temperaturave e reshjet e shiut edhe shndërrohen në reshje bore, por që deri në mesditë pushojnë. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë vranësira.

GazetaSinjali/