image Kështu pritet të jetë moti për Vitin e Ri në Kosovë

Kosovë

Parashikimi/ Kështu pritet të jetë moti për Vitin e Ri në Kosovë

news image

Javën e ardhshme, ditën e martë do të bëhet ndërrimi i motmoteve.

Sipas parashikimeve meteorologjike më 31 dhjetor në Kosovë do të ketë mot stabil. Temperatura minimale pritet te jetë -4 gradë celsius ndërsa ajo maksimale deri në 6 gradë. Nuk parashikohen reshje shiu apo bore.

Më poshtë mund të mësoni motin për nesër dhe ditët e ardhshme.

24.12 – Vransira, erë, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.

25.12-26.12 – Të mërkurën kryesisht me vransira, në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën e enjte, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore.

27.12 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Temperaturat minimale do të zbresin nga +6C në -1C, e maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 5-13m/s.

Shtypja atmosferike të hënën do të mbetet thellë nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet mbi këto vlera. /Gazeta Sinjali/