image Kështu do të jetë moti nesër dhe ditëve në vijim

Kështu do të jetë moti nesër dhe ditëve në vijim

news image

Parashikimi i motit.

Datat:

12.12 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e natën mundësi për shi.

13.12 – Në mëngjes kryesisht me vransira, mundësi për riga shiu. Ditën pjesërisht vranët, me intervale me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e natën mundësi për shi.

14.12 – Paradite reshje lokale shiu, e në vise malore borë. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime.

15.12-16.12 – Butë kryesisht kthjellët dhe me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull, që mund të mbete edhe gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit në rritje graduale, e nga fillimi i javës së ardhshme ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 12C.

Erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-5m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale, e nga dita e diel rritje të shpejtë mbi këto vlera. /Gazeta Sinjali/