image Këshilltaria e Pacollit tallet me Sveçlën: Qoma lokacionin ose dal para trenit

Kosovë

Politikë/ Këshilltaria e Pacollit tallet me Sveçlën: Qoma lokacionin ose dal para trenit

news image

Rejhane Vuniqi, këshilltare e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, është tallur me ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Vuniqi ka ironizuar me kërkesën e Sveçlës që Pacolli të tregojë menjëherë se ku ndodhet, duke e quajtur patetike konferencën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qoma lokacionin ose dal para trenit ????????……sa patetike u duk sot konferenca e U.D. i Ministrit të Punëve të Brendshme ku i kishte mbledhë të gjithë gazetarët për të ia kërkuar lokacionin Presidentit Pacolli ose përndryshe bohet nami. Po për mjekët serbë që hynë sot në Kosovë, a e dijmë lokacionin dhe a duhet edhe ata të karantinohen apo ska nevojë se ata skanë me votu????”, ka shkruar ajo.

Sveçla ka kërkuar nga Pacolli të deklarohet menjëherë se ku ndodhet. Përndryshe, ka paralajmëruar se ai do të arrestohet nëse shfaqet në publik brenda territorit të Kosovës.

Ai dyshon se presidenti Hashim Thaçi mbrëmë ka shkuar në Shqipëri për ta marrë Pacollin dhe për ta sjellur në Kosovë, duke shmangur procesin e karantinimit. /Gazeta Sinjali/