Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci, ka reaguar ndaj propozimit për shkarkimin e nënkryetares së partisë, Vjosa Osmani.
Peci tha se po dhunohet ideja e Ibrahim Rugovës i cili me devotshmëri e kultivoi frymën dhe respektimin e mendimit ndryshe, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje, Peci ka bërë thirrje se sot duhet të mbëshetet e gjithashtu të mbrohet edhe Kosova sepse ajo është LDK-ja.
” Sot ka nevojë të mbrohet demokracia, të mbrohet LDK-ja dhe të mbrohet konsistenca politike! Sot duhet të mbrohet Kosova, sepse ajo është LDK-ja!
Sot votoj kundër shkarkimit, sepse jam kundër diferencimit dhe në mbrojtje të frymës së Rugovës”, ka shkruar Peci. /Gazeta Sinjali/