image Këshilltari i presidentit: Kurti kërcënoi Gjykatën Kushtetuese

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i presidentit: Kurti kërcënoi Gjykatën Kushtetuese

news image

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërcënuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë kërcënim Behramaj thotë se Kurti ia bëri Kushtetueses përmes një përkujtese zyrtare, 9 ditë më parë.

“Në këtë “përkujtesë” zyrtare, Kurti e paska akuzuar Gjykatën Kushtetuese edhe për privilegjim të parashtruesve të kërkesave. Dhe, për të mos u mjaftuar me kaq, autoritetin përfundimtar të interpretimit ligjor në Republikën e Kosovës, që çdo institucion as nuk ia komenton vendimet, por thjesht i zbaton, Albin Kurti si kryeministër në detyrë edhe e paska kërcënuar”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Sipas tij, Kurti me këtë qasje po tregon që për gjithçka si autoritet përfundimtar e njeh vetëm veten e tij, çka sipas tij nuk guxon të ndodh në një shtet demokratik. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158245142591670