image Këshilltari i Kurtit reagon pasi Kosova nuk u ftua në "Samitin e Demokracisë", fajëson Qeverinë Hoti

Politikë

Këshilltari i Kurtit reagon pasi Kosova nuk u ftua në “Samitin e Demokracisë”, fajëson Qeverinë Hoti

news image

Kosova nuk është ftuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, që të marr pjesë në “Samitin e Demokracisë”. E pas kësaj, ka reaguar këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Jeton Zulfaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky përjashtim nuk është aspak befasi.

Zulfaj ka fajësuar Qeverinë Hoti, sepse sipas tij “ka pasur rënie të demokracisë për shkak të instalimit jokushtetues në qershor të 2020-s“.

Ai ka thënë se “rezultatet e ndryshimeve të mëdha demokratike që sollën këtë vit, do t’i shohin në vitin tjetër“.

Mbase edhe ndonjë muaj do të shihemi me raportet ndërkombëtare të 2020. Nuk është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që radhitet më së ulëti në “Nations in Transit” nga Freedom House me 3.14 nga 7 pikë ose 36% nga 100%. Freedom House vlerëson se këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020. Pra, ashtu sikurse Raporti i Progresit edhe ky i Freedom House e të tjerë që u publikuan janë të bazuar kryesisht në vitin e kaluar. Kosova dhe qytetarët e saj s’kanë asnjë arsye për t’u hidhëruar por as për t’u dëshpëruar pasi rezultatet e ndryshimeve të mëdha demokratike që ata sollën këtë vit do t’i shohim të reflektuara në raportet ndërkombëtare në vitin që vjen, ashtu siç do të shohim progres të gjithmbarshëm“, ka shkruar Zulfaj.

/GazetaSinjali/