image Këshilltari i Kurtit e mohon se ka shkuar në kazino, thotë se nuk është ai në fotografitë e publikuara

Shqipëri

Këshilltari i Kurtit e mohon se ka shkuar në kazino, thotë se nuk është ai në fotografitë e publikuara

news image

Mediat në Shqipëri dhe në Kosovë kanë publikuar disa fotografi të realizuara brenda lokalit të lojërave të fatit “Regency Casino”, në Tiranë, në të cilat pretendohet se është këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Arbër Zaimi.

Mirëpo, ky i fundit po e mohon një gjë të tillë.

Zaimi për Gazetën Sinjali tha se ai nuk është personi që shihet në fotografi dhe se asnjë ditë apo mbrëmje nuk ka shkuar në një lokal të tillë.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam ardhur këtu në ndonjë fundjavë. Jam këtu prej 6 javësh dhe në asnjë mbrëmje e as ndonjë ditë, nuk kam qenë në asnjë vend të lojërave të fatit”, u përgjigj ai në pyetjen se a është ai protagonisti që shihet në fotot e publikuara në media./Gazeta Sinjali/