image Mediumi në Shqipëri: Këshilltari i Kurtit e kaloi natën në një kazino në Tiranë

Shqipëri

Mediumi në Shqipëri: Këshilltari i Kurtit e kaloi natën në një kazino në Tiranë

news image

Arbër Zaimi, këshilltari kryesor politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili së bashku me kolegë të partisë së tij zbarkuan për fushatë elektorale, duket se ka zgjedhur një vend më të qetë ta kaloj natën në Tiranë.

Sipas mediave në Shqipëri, duke qenë këshilltar i kandidatit të Vetëvendosjes në Tiranë, ai duket se ka kaluar një ditë të lodhshme dhe në mbrëmje është parë në mjediset e Regency Casino në qendër të Tiranës, raporton Gazeta Tema.

Shoku i tij Bojken Abazi ka bërë publik numrin e llogarisë për ndihma financiare, por me sa duket mentori kryesor i fushatës së tij nuk ka shumë probleme për lekë.

/Gazeta Sinjali/