image Këshilltari i kryeministrit: I kthyem masat shtrënguese, por pa dëshirë

Shëndetësi

Këshilltari i kryeministrit: I kthyem masat shtrënguese, por pa dëshirë

news image

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se kthimi i masës kufizuese në disa qytete është bërë pa vullnet, pasi që nuk u respektuan masat nga qytetarët.

“Për fat të keq, sot na u dasht të ndërrojmë anë dhe t’i kthehemi pa dëshirë masave shtrënguese. Ky nuk ishte vullneti ynë, por udhëkryqi në të cilën na sjelli refuzimi për të respektuar masat na detyroi të bëjmë atë që nuk e do askush, kufizimin dhe mbylljen”, ka shkruar Berisha.

Ai më tutje ka theksuar se kështu do të vazhdohet, deri sa të kuptohet nga shoqëria që duhet respektuar disatanca dhe vendosja e maskës.

“Do vazhdojm kshtu deri sa nuk e pranojmë të gjithë si shoqëri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkjetesa në distancë me virusin janë rruga e vetme për ta mbrojtur njëri-tjetrin”, tha ai./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157776976553740&set=a.10151029837048740&type=3