image Këshilltari i Konjufcës, hoxhë Gashi, deklaron 50 mijë euro libra

Politikë

Këshilltari i Konjufcës, hoxhë Gashi, deklaron 50 mijë euro libra

news image

Hoxhë Drilon Gashi, i cili tre vite më parë ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, e në qershor të vitit të kaluar (2021), ishte emëruar si këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se posedon libra në vlerë që kapin 50 mijë euro.

Përveç librave të deklaruara, Gashi ka edhe një shtëpi, të cilën e ka deklaruar si trashëgimi familjare e që është në pronësi të të atit, me vlerë 15 mijë euro.

Hoxhë Gashi, posedon edhe një tokë të trashëguar, të cilën e vlerëson 30 mijë euro, si dhe një veturë të tipit Citroen, të cilën deklarohet se e ka blerë, e që kushton 5 mijë euro, por që është në pronësi të bashkëshortes.

Para të gatshme, Gashi ka deklaruar vetëm 50 euro.

/GazetaSinjali/