image Gashi: Po presim vendimin e Avokatit të Popullit për rastin Daka - Sinjali

Gashi: Po presim vendimin e Avokatit të Popullit për rastin Daka

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi për çështjen e ish-kryetares të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se do ta presin vendimin e Avokatit të Popullit, dhe pastaj do të rishqyrtojnë mundësinë e dhënies së nënshkrimeve për ta dërguar vendimin e presidentes në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet të enjten.

“Ne përkrahim mendimin e zonjës Daka se ajo do të ndjekë fillimisht vetë rrugët ligjore për këtë çështje. Presim që njëherë të merret Avokati i Popullit në këtë drejtim”, ka deklaruar Gashi. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: