image Këshilltari i Hotit: S'ka ftesë zyrtare për t'u takuar me Vuçiqin

Politikë

Këshilltari i Hotit: S’ka ftesë zyrtare për t’u takuar me Vuçiqin

news image

Pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin më 7 shtator në raundin e ri të bisedimeve në Bruksel, pala kosovare ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për dialog.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë për Gazetën Sinjali se ende nuk kanë marrë ftesë për takimin e radhës në Bruksel.

Ai ka theksuar se pala kosovare është e gatshme për dialog, ndërsa tema e diskutimit do të jetë marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Jo, ftesë zyrtare ende nuk kemi. Gatishmëria e Kosovës për dialog është. Do të dislokohet për një marrëveshje që do të përfundojë me njohje. Ky është qëndrimi i palës kosovare”, ka thënë Beqiri për Gazetën Sinjali.

Ndërkohë Vuçiq në një prononcim për mediat serbe ka thënë se në takimin e radhës do të kërkojë që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pala serbe do të kërkojë që të respektohet marrëveshja e 2013-s, që është formimi i Asociacionit të komunave serbe. Nga dialogu nuk do të dalim”, ka thënë Vuçiq. /Gazeta Sinjali/