Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook rekomandoi këshilla se si të kursehet energjia elektrike, duke thënë se nuk duhet të lihen në rrymë pajisjet elektronike siç janë “konsoloa e video-lojërave”, ose ndryshe siç njihet nga të rinjtë “joystickat e Playstation”.
Pas këtij shkrimi të Rizvanollit, në rrjetet sociale shpërthyen shakatë, e lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Ekonomisë, duke thënë se konsullat e videolojrave, shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që është menduar.
“Konsoloa e videolojrave, shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar.
Playstation 4 hargjon 8.5 wat në standby. Xbox One 15,7 wat. Po citoj gjenerata e re e Kosovës në videolojëra mund të ketë ndikim të madh në konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj. Problemi është kostoja e fshehur e energjisë gjatë kohës sa ato janë në standby”, tha Rizvanolli në një konferencë për media.
Madje, lidhur me postimet qesharake që janë bërë ndaj deklaratës së saj, Rizvanolli tha se gjërat janë banalizuar dhe bastarduar mjaftueshëm.
“E kam parë, që siç ndodh nganjëherë, gjërat janë banalizuar dhe bastarduar në një nivel në media që nuk kisha dashur ta shoh. Megjithatë ndoshta edhe kjo e ka pasur efektin pozitiv që e ka rritur këtë qasjen të qytetarët dhe ndërgjegjësimit, pavarësisht së qëllimi i atyre që i kanë publikuar ato citime të gabuara.
Dua të ju siguroj se çfarëdo që keni lexuar në posterin e Ministrisë së Ekonomisë, nuk është diçka që kemi shpikur, këto janë udhëzime nga ekspertët në bazë të matjeve”, shtoi Rizvanolli. /GazetaSinjali/